Zhegrova flet pasi ishte titullar për herë të parë me Baselin. Granit Xhaka i “jep zemër”

Ylli kosovar, Edon Zhegrova, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta komentuar paraqitjen e tij të parë si titullar për klubin zviceran Basel.

Edon Zhegrova u emërua në formacionin e parë të Baselit për herë të parë sot, kur luajti nga fillimi në barazimin pa gola kundër Grasshoper CLub Zurich.

“Ishim të pafat sot. Do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

Më pas, suksese Edonit i ka uruar ylli tjetër kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhaka. “Vetëm përpara vlla”, i ka shkruar Graniti, Edonit, raporton Ballkani.info.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Zhegrova, iu bashkua gjigantit zviceran në fillim të shkurtit nga klubi i tij Genk, ku do të qëndrojë i huazuar deri në 30 qershor. Baseli ka mundësinë për ta blerë kosovarin në përfundim të huazimit të tij. /Ballkani.info/