Kosova humbi 2-0 ndaj Rumanisë, në një takim plot tension dhe polemika. Thirrjet dhe pankarat anti-shqiptare të ultrasve vendas, ndërprenë ndeshjen për rreth 50 minuta.
Ndërkohë që nuk munguan kartoni i kuq dhe penalltia. Dardanët luajtën me dhjetë lojtarë që prej fundit të pjesës së parë, pas daljes me të kuq të Vedat Muriqit. Ndërkohë që Aro Muric priti një penallti pas një ore lojë.
Djemtë e Primoz Gliha nuk ia dolën të finalizonin rastet e krijuara. Dhe në minutat e fundit u ndëshkuan dy herë nga rumunët, duke u dhënë fund shpresave për kualifikimin në Euro 2024.







