Zhdukja e italianit

Zhdukja misterioze e italianit, mendoi se po fliste me “Dua Lipën” i dërgoi mijëra euro – askush nuk e di se ku gjendet ai

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, një burrë nga qyteti i Milanos i njohur si Gianfranco Bonzi është raportuar i zhdukur që nga 23 marsi.

Ngjarja u bë edhe më shumë dinamike, edhe për faktin se i njëjti thuhet të ketë krijuar një lidhje dashurie me një grua e cila ishte paraqitur si Dua Lipa me një profil të rremë.

Gruaja e cila u paraqit para tij me një profil të rremë i kishte kërkuar para dhe Gianfranco i kishte dërguar pesë mijë euro në dy këste të transferove bankare.

Zhdukja e burrit i cili punonte kujdestar pallati në Milano po bën bujë në mediet italiane dhe zhdukja misterioze e tij u shpalos në një emision italian “Kush e ka parë”.

Ekipi i këtij emisioni ka kontaktuar me gruan që është paraqitur si Dua Lipa, dhe e njëjta pretendoi se nuk dinte asgjë për vendndodhjen e tij dhe u kërkoi 50 euro për të ndihmuar në gjetjen e tij.

Në kuadër të pagesës, përmes gjurmëve bankare, policia arriti të gjurmonte dy informacione për këtë grua.

Ajo besohet të jetë lindur në vitin 1966 dhe jeton në Siçili. Pavarësisht gjithë kësaj, ende nuk dihet asgjë për kujdestarin dhe se ku gjendet.

Kush është “Dua Lipa” gruaja me profil të rremë që përfitoi mijëra euro nga Gianfranco Bonzi?

Me sa duket të dy janë njohur verën e kaluar dhe kishin krijuar një lidhje dashurie, të paktën nga ana e Bonzit.

Vëllai i kujdestarit, mendon se marrëdhënia mes burrit dhe kësaj gruaje ka të bëjë shumë me zhdukjen e tij.

Lidhja e tyre u ndërpre kur profili u zhduk në rrjetet sociale dhe më pas u rishfaq me të njëjtin emër, por një imazh tjetër: jo më ai i këngëtares së njohur, por i një gruaje bionde që e quan veten Madina.