Mostrat e Deharit

Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, VV-ja sërish e pengon formimin Komisionit Hetimor Parlamentar

Lëvizja Vetëvendosje sërish nuk e ka përkrahur themelimin e komisionit hetimor parlamentar mbi përgjegjësitë e ekzekutivit të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin Dehari dhe çdo veprim apo mosveprim i kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.

Themelimi i këtij komisioni ka qenë në rend të ditës në seancën e sotme, por VV-ja sërish nuk i ka dhënë emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e këtij komisioni.

Në këtë mënyrë, është penguar për disa herë themelimi i këtij komisioni.

Tash jemi të themelimin i një Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Vetëvendosja a i jep emrat ajo? Jo. Atëherë e kalojmë këtë pikë, i kalon seancës se ardhshme”, ka thënë Konjufca.