Zhdukja e Ervis Martinajt, Rama: Policia do flasë kur të ketë prova

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me një deklaratën të mundshme nga policia për fatin e Ervis Martinajt.

Rama u shpreh se në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin e paralajmëruar.

“Di të them që në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.