Zhduket që nga e diela një person në Prishtinë

Mbrëmjen e së martës që e lëmë pas, një femër kosovare në Prishtinë, ka raportuar në polici zhdukjen e një mashkulli kosovar.

Siç ka bërë të ditur ankuesja në polici, personi në fjalë, është larguar nga shtëpia të dielën e 12 marsit, dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar.