Zhduket një vajzë në Prishtinë, nëna e saj kërkon ndihmën e Policisë

Një grua në Prishtinë ka raportuar se vajza e saj është zhdukur që nga data 26 nëntor.

Sipas deklaratës së gruas dhënë në Polici e bija që nga 26 nëntori ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia e Kosovës ka njoiftuar se është duke e hetuar këtë rast.

Rasti është iniciuar si ‘Person i zhdukur”

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Rr. Qemajl Stafa, Prishtinë 26.11.2020 – 08:00. Me 29.11.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer më. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.