Zhduket një vajzë në Pejë

Një person nga Peja ka raportuar në Polici se i është zhdukur vajza.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Brekoc, Pejë 11.06.2020-22:40. Me 12.06.2020 një mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.