Është zhdukur një burrë në Prishtinë.

Siç thuhet në raportin e policisë, ai është larguar nga shtëpia e tij nga data 09 e këtij muaji dhe akoma nuk dihet vendndodhja e tij.

“Prishtinë 09.05-11.05.2023. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, theksohet në raport.