Zhduket një person në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar në polici se vëllai i tij është zhdukur që nga 30 dhjetori i vitit 2018.

Ai i ka thënë policisë se vëllai i tij me këtë datë ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Po ashtu sipas policisë, ankuesi ka bërë të ditur se i zhdukuri është marrë me ndërtimtari dhe kryen punë ndërtimtarie nëpër vende të ndryshme dhe ka menduar se është duke kryer punë dhe nuk e kishte raportuar rastin pasi që i njëjti nuk ka pasur ndonjë problem me askënd.