Zhduket një person në Ferizaj

Një person nga fshati Talinoc i Ferizajt, ka njoftuar Policinë e Kosovës se nga data 25 Janar të këtij viti, djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se me datën e lartshënuar djali viktima mashkull K/Shqiptar, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e policisë.