Viti

Zhduket një grua në Viti

Një grua është zhdukur në Viti më 10 mars të këtij viti. Tash e tre ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

“Me 12.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare, me datën e cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: Komuna e Vushtrrisë dekoron sheshin e qytetit për Ramazan