Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është zhdukur të hënën në Prizren.

Në raportin e Policisë thuhet se një mashkull ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

“PERSON I ZHDUKUR/ Prizren / 27.05.2024-15:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femer kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është iniciuar dhe po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e PK-së.