Dragash

Zhduket një e moshuar në Dragash, nisin kërkimet për gjetjen e saj

Një grua e moshuar nga Dragashi është shpallur e zhdukur që nga e hëna.

Për gjetjen e saj, kërkimet kanë nisur në zonën e fshatit Bresanë ku edhe është lajmëruar e zhdukur e moshuara.

Kërkimet po bëhen nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dega në Prizren.

Për këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini.

Ai bëri thirrje që t’i dilet në ndihmë familjes së Sejdi Reshitit.

“Një person, grua e moshuar ka humbur dhe deri tani nuk është gjetur. I bej apel të gjithë njerzve të vullnetit të mirë,të dalin në kërkim të zonjes në fjalë”, tha i pari i Dragashit.