Zhduket një djalë në Gjakovë

Një nënë në Gjakovë ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se nëna e tij ka thënë që djali i saj është përdorues i substancave narkotike.

PERSON I ZHDUKUR/Gjakovë, 21.10.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendi i  ndodhjes së tij. Sipas ankueses viktima është përdorues i substancave narkotike”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./Ballkani.info