Zhduket një burrë në Gjakovë

Një burrë është zhdukur në fshatin Zhdrellë të Gjakovës që nga 10 janari i këtij viti.

Rastin në polici e kanë raportuar familjarët e tij, të cilët thanë se pasi kishte dalë nga shtëpia nuk ndihet vendndodhja e tij.