Fushë Kosovë

Zhduket një burrë në Fushë Kosovë

Një burrë është zhdukur në Fushë Kosovë që nga 29 tetori.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin e ka raportuar një grua e cila ka thënë se viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

PERSON I ZHDUKUR/Fushë Kosovë  29.10.2023 – 17:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima mashkull ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është akoma në procedurë hetimore.