Ferizaj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj

Në qytetin e Ferizajt, një qytetare ka raportuar në polici se vajza e saj 28-vjeçare është zhdukur.

Nëna e saj ka thënë se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më.

Sipas familjarëve vajza ka të veshur pizhama të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj.

“Emri i sajë është Shkurte Ramadani dhe vuan nga depresioni”, thonë nga familja e saj.

Të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të lajmërojnë në telefonin 044667964 ose stacionin më të afërt të policisë” i ka shkruar Ferizajpressit motra e të zhdukurës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Policia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar rastin.

“Me datën 06.05.2024 në ora 10:00, nga një qytetare kemi pranuar një informatë se vajza e saj e moshës 28-vjeçare nga ora 07:00 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më.”

Ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit policorë kanë marrë informacionet e nevojshme dhe janë në kërkim të saj.