Zhduket Leonora Jakupi

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Leonora Jakupi ka kohë që nuk ka sjellur projekte muzikore.

Edhe pse presioni i publikut dhe adhuruesve të Jakupit që ajo të vie me një këngë e klip është i madh, ajo vazhdon të jetë e heshtur sa i përket kësaj pjese.

Rrjetet sociale vazhdojnë gjithashtu të jenë jo-aktive të Leonores, përderisa fotografitë të cilat janë postuara kohë më pare janë të mbushura me komente ku kërkohet rikthimi i saj.

Shpresojmë që Leonora të sjell një projekt shumë shpejt, ajo mbetet nga këngëtaret më të preferruara për publikun shqiptarë.