Zhduken dy vajza të mitura, lajmërojnë nënën: Jemi nisur për Prishtinë

Dy vajza të mitura në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës, kanë dalë nga shtëpia dhe më pas nuk janë kthyer më.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka denoncuar nëna e vajzave, e cila ka thënë se njëra nga to ka komunikuar me të përmes rrjetit social.

Ajo pohon se vajza i kishtë thënë se bashkë më motrën e saj ishin nisur për Prishtinë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur.