Zhbllokohet rruga Mitrovicë – Zubin Potok

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar për zhbllokimin e rrugës Mitrovicë – Zubin Potok.

Në fashitin Zupq në këtë rrugë të enjten ka pasur rrëshqitje të dheut si pasojë e vërshimeve.

“Jemi në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq ku dje ka pasur shembje të dheut, e që sot menjëherë është pastruar. Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dalë në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

“Lusim qytetarët për kujdes më të shtuar në orët e ditët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor”, vijon postimi i tij.