Zhbllokohet kriza, hapet aeroporti “Nënë Tereza”, ja kur nisin fluturimet e udhëtarëve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, përmes një konference për mediat nga aeroporti Nënë Tereza, ka njoftuar rinisjen e fluturimeve esenciale dhe humanitare ditën e sotme, ndërkohë që fluturimet e pasagjerëve do të rifillojnë mëngjesin e nesërm.

Balluku në deklarimin e saj nuk dha detaje se si u arrit zgjidhja e ngërçit të krijuar nga pezullimi i punës së kontrollorëve ajror, por theksoi vetëm se kemi të bëjmë me një plan të organizuar për bllokimin e fluturimeve deri në ditën e zgjedhjeve.

“Në këto momente në aerportin e Rinasit do të nisin fluturimet esenciale. Ju njoftoj se me një përpjekje shumë të madhe kemi arritur që të ruajmë sasinë e madhe të vaksinave që do të vijnë sot pasdite në

Për momentin nuk do të ketë fluturime komerciale u bëjmë me dije të gjithë qytetarëve, që sipas të gjitha planeve tona, pritet që të nisin nesër fluturimet për udhëtarët.

Ka qenë një plan i organizuar për të pasur një bllokim deri ditën e zgjedhjeve, janë marrë të gjitha të dhënat që të nisin hetimet më në detaje për këtë plan. Po punojmë që të kthejmë gjithçka në normalitet.

Duhet të jemi të qartë në këtë pikë, se do të nisin të ulen në pistë fluturimet humanitare, shendetësore, emergjencat , fluturimet ushtarake, fluturimet shtetërore dhe fluturimet diplomatike”, tha Balluku.