Zhaklin Lekatari në tapetin e kuq, flet për BBV dhe zbulon gjithçka për incidentin e makinës

Ora e finales së Big Brother ka trokitur. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Sonte njëri preh tyre kurorëzohet fituesi.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Në një lidhje direkte me Tapetin e Kuq të Big Brother në Top Channel Zhaklin Lekatari ka dhënë disa përgjigje.

Si ka qenë eksperienca jote në Big Brother si opinioniste?

KA QENË NJË AVENTURË E MREKULLUESHME, E VËSHTIRË DHE E MREKULLUESHME NË TË NJËJTËN KOHË”

Çfarë të ka dhënë Big Brother ty?

MË KA KTHYER NJË DINJITET PROFESIONAL QË UNË MENDOJA SE E MERITOJA”.

A do të doje të ishte një katërshe tjetër këtë mbrëmje?

UNË MENDOJ QË NËSE OLTA NUK DO TË KISHTE IKUR DO TË KISHTE PASUR NJË KATËRSHE TJETËR”.

Nëse nuk e fiton Luizi çmimin çfarë mendon se do ndodhi?

ASGJË NUK NDODHI NESËR DO JETË NJË DITË E BUKUR ME DIELL EDHE DO JENË NË PLAZH PËR TË SHIJUAR ARDHJEN E PRANVERËS DHE TË VERËS.

Në studio një fans i Luizit po më deklaron që të ka thyer makinën. (me shaka)

NUK ËSHTË E VËRTETË QË MË ËSHTË THYER MAKINA. LAJMI QË ËSHTË SHPËRNDARË NË PORTSLET SHQIPTARE NUK ËSHTË I VËRTETË. UNË JAM E SIGURTË QË FANSAT E LUIZIT AS NUK E DINË SE KUSH ËSHTË MAKINA IME, CILA ËSHTË MAKINA IME”.