Sot (8 shkurt) u bë përzgjedhja e filmave për “Oscars 2022”.

Emocione të pafundme kishte nga të gjithë për filmin “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli për faktin se ishte pretendent për tu nominuar për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”,.

Megjithatë, fati nuk i priu filmit që të arrijë të nominohet në (5) pesë filmat që konkurronin në këtë kategori.

Aktorja me rolin kryesor, Yllka Gashi ka bërë një reagim përmes llogarisë së saj në faqen zyrtare në “Facebook” pas nominimive.

Ndër të tjera, aktorja shkroi se “Zgjoi” solli gëzim e krenari të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë kosovare.

Postimi i plotë i Yllka Gashit në Facebook:

“Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës! “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë!
Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese! Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit! Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe njëherë falemnderit nga zemra.