Zgjohen futbollistët e Shqipërisë, Manaj barazon rezultatin ndaj Andorrës VIDEO

(I plotësuar) – Shqipëria ka arritur të barazojë rezultatin në përballjen ndaj Andorrës, e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Është Rei Manaj ai i cili realizoi, pas asist të Roshit! Sulmuesi lushnjar godet bukur brenda zonës duke e dërguar topin në cepin e portës!

Mbrojtja në ‘gjumë’, Andorra përmbysje të çmendur ndaj Shqipërisë!

Andorra ka bërë befasinë e madhe duke përmbysur rezultatin 1-2 në sfidën ndaj Shqipërisë e cila po zhvillohet në “Elbasan Arena”.

3 minuta pasi nisi pjesa e dytë, miqtë përfitojnë nga “përgjumja” në mbrojtjen kuqezi dhe më pas ndëshkojnë sërish Etrit Berishën.

loading…