Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni, që dikur e kishte bashkëpartiak në Vetëvendosje, Albin Kurtin, konsideron se ky i fundit që nga ardhja në Qeveri ka ndryshuar tërësisht.
Hyseni në një intervistë për Ballkani.info ka thënë se Kurti ka hequr dorë nga ajo që ka qenë Lëvizja Vetëvendosje në opozitë.
“Nëse kanë qenë dy çështje për të cilat Vetëvendosje ka krijuar kauza ato kanë qenë e para drejtësia sociale, pra raporti me kritikat për privatizimin dhe rishqyrtimi i proceseve privatizuese, siç është KEDS-i”, ka thënë Hyseni.
Ai ia ka kujtuar shefit të ekzekutivit edhe protestat që ishin bërë në atë kohë për çështjet që sot Kurti i ka pranuar si të mirëqena.
“Ne kemi bërë protestë kur është privatizuar KEDS-i dhe kemi premtuar që ka me u rishqyrtu ky privatizim korruptues, pra ka qenë drejtësia sociale, tatimi progresiv dhe në anën tjetër dialogu me Serbinë dhe koncesionet. Kosova e ka pranuar Asociacionin dhe po shkon drejtë zbatimit. Qeverisja e VV-së është reduktuar në lëmoshë edhe ato para që jepen ka 100 euro nuk shndërrohen në të drejta të sanksionuar me ligj dhe sa i kushton zemra kryeministrit”, ka thënë ai.
Më poshtë deklarata e plotë:







