Anëtari i PSD-së

Zgjim Hyseni: Liberalizimi i vizave s’është meritë e qeverisje së Albin Kurtit (Video)

Anëtari i Partisë social Demokrate (PSD), Zgjim Hyseni, nuk e konsideron liberalizimin e vizave si meritë e qeverisje së tanishme.

Ai në një intervistë për Ballkani.info ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave është shtyrë vazhdimisht edhe pse Kosova i ka përmbushur kushtet.

“Liberalizimi i vizave nuk është fare meritë e kësaj qeverie. Liberalizimi i vizave është një proces që është shtyrë pavarësisht plotësimit të kritereve edhe qeveritë e kaluara. Tashmë është shumë vonë për liberalizimi i vizave ka qenë i padrejtë edhe kushtëzimi i mëhershëm me demarkacionit”, ka thënë ai.

Hyseni ka thënë se Kosova në vitin 2024 do të zbrazet dhe qytetarët e saj do të shkojnë ne vendet e Evropës. /Ballkani.info/