Problemet financiare

Zgjidhja e financimit të RTK-së sipas Drejtorit të Përgjithshëm Mentor Shala

Programi i Ndihmës për Media të Shërbimit Publik në Ballkanin Perëndimor ka organizuar në Prishtinë tryezën diskutimi lidhur me financimin dhe modelet e qeverisjes dhe rregullimit të shërbimit publik transmetues të Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, tha se sot mediumi publik transmeton shumë informacione live. Ai ka theksoi se programet kualitative janë të shtrenjta. ‘Programet e jashtme atje janë të shtrenjta dhe ne si RTK nuk mund të realizojmë programe të tilla’, tha ai.

Shala tha se është e pamundur të financohen programe të tilla. “Ne për në një periudhë apo 4 vjeçare do të kemi shumë mundësi për programe dhe të kemi digjitalizim. Sot RTK funksionon nëpër garazhe. Për neve ka qenë më rëndësi publiku”, tha ai. Sipas tij RTK është e gatshme të fillojë me formën e re të financimit.

Kurse deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka vlerësoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë vetëm për një qytetarë.

Edhe drejtoi Shala vlerësoi se është marrë një vendim për një qytetar për lartësinë e pagesës. ‘Kushtetuesja ka vlerësuar se duhet të gjendet zgjidhja e financimit dhe nuk ka pasur vullnet për të zgjidhur formën e financimit. Kushtetuesja e ka mbyllur rastin dhe nuk e ka më fare lëndë”, tha ai.

Kurse deputeti i Kuvendit të Kosovës Valon Ramadani ka vlerësuar se mënyra e pagesës nuk është e mirë në këtë formë. “Ky debat është i vonuar, është dashur të kemi një ekspertizë. Ne jemi për të bërë zgjidhej për RTK-në, por jo në këtë formë”, tha ai.

Kryetarja e bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Afërdita Maliqi, vlerësoi se RTK nuk është e kapur. Ajo ka folur edhe për një nen të ligjit të RTK-së që do të mund të shkarkohet bordi i RTK-së.

Ndryshe projekt ligji për RTK është dërguar në Kuvendin e Kosovës për miratim.