Zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Istog

Ali Nimanaj është zgjedhur Ushtrues Detyre i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Istog, deri në zgjedhjet e ardhshme brenda PDK-së, sipas burimeve te IstoguPortal.

Ai u zgjodh për këtë pozitë në takimin e sotëm të Këshillit Drejtues të PDK-së, Dega në Istog.

Nimanaj ka për detyrë të organizoj, bashkoj dhe funksionalizoi strukturat e degës dhe të vazhdoj përgatitjet për Zgjedhjet Lokale 2021.

Nimanaj pas marrjes së besimit, falënderoj të gjithë anëtarët e këshillit për besimin e dhënë, duke deklaruar se do të bashkëpunoj me të gjithë anëtarët e këshillit, si dhe me të gjithë Kryetarët e Nëndegëve, strukturën e Rinisë dhe Gruas Demokratike si dhe gjitha strukturat e degës për t’u përgatitur sa më mirë për zgjedhjet lokale në vjeshtën e këtij viti.