Zgjedhjet: Sami Lushtaku i mbledh bashkëluftëtarët dhe miqtë

Edhe pse data e zgjedhjeve të parakoheshme parlamentare ende nuk është caktuar, partitë tashmë i kanë nisur aktivitetet parazgjedhore.

Në takim të mbyllura e të hapura dhe pa asnjë masë mbrojtëse kundër koronavirusit, partitë kosovare po tentojnë të mbledhin sa më shumë vota, shkruan Ballkani.info.

E më aktivi në këtë aspekt në PDK po del të jetë Sami Lushtaku. Ish kryetari i Skenderajt gati çdo ditë po shihet në aktivitete me miq e bashkëpartiak.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sonte.

“Darkë për qejfi me bashkëluftëtarë e miq! SL”, ka shkruar Lushtaku. /Ballkani.info/