Zgjedhjet Parlamentare në Estonia, gjysma e votave u hodhën online

Ndërsa në shumë vend të botës janë prezente probleme me makineritë e votimit, Estonia ka vendosur të përqafojë votimin online.

Në zgjedhjet parlamentare të vendit afro 44% e votuesve votuan përmes sistemit online i-voting. Në 2009-ën vetëm 16% e tyre kishin votuar përmes sistemeve online.

Rezultati nuk është surprizë më vete sidomos për një komb që ka shpenzuar dy dekada në dixhitalizimin e funksioneve qeveritare.

Estonia e nisi një praktikë të tillë në 2005 duke përdorur ID me çip por në 2011-ën për herë të parë votuesit mund të hidhnin votën nga telefoni falë një karte SIM të veçantë dhe kodi PIN.

Madje qytetarët mund të ndryshojnë votën e tyre për katër ditë e madje të verifikojnë nëse vota ka shkuar siç duhet.

Por për vende të tjera mbase do të duhet shumë kohë përpara se të arrihet diçka e tillë. Estonia është një vend i vogël ku vetëm 561 mijë persona votojnë. Gjithashtu nuk është një vend që tërheq aq shumë interferencë të huaj sa SHBA dhe Evropa Perëndimore.

Ndërsa Estonia ka ndërmarrë hapa për të siguruar procesin e votimit në fjalë, hulumtuesit thonë se nuk është pa të meta sigurie. Një praktikë e tillë në çdo vend të madh të botës do të kërkonte një sistem të mbikëqyrur në atë mënyrë saqë hakimet thuajse të jenë të pamundura.