Zgjedhjet në VV-në e Drenas | Drenori: PDK-ja gati ta “kap” VV-në në Drenas përmes Enver Dugollit

Ish-kandidati për kryetar të Drenasit nga Iniciativës qytetare Green ka komentuar zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë.

Ai ka thënë se deputeti i LVV-së Enver Dugolli po përpiqet që të vendos njerëzit e tij.

Por ai ka thënë se Dugolli është hipotekë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“E kush prej intelektualeve ose njerëzve të panënshtruar ne Drenas po i shkojka mbrapa nesër Egzona Terdevcit kur edhe naivi me i madh ne Drenas e din se ajo është vegël/masha e Enver Dugollit e ky i fundit është komplet hipoteke i PDKse, madje njeri nga njohësit e zhvillimeve ne Drenas (anonim) tha qe “topat e tij i ka ne fijoke Ramizi ne Drenas”.”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se me kandidaten e Enver Dugollit, Egzona Tërdevci njihet shumë kohë më parë dhe sipas Drenorit ajo nuk ka treguar kurrë lidership.

“Egzonën e njoh moti. Kurrë lidership nuk ka tregu, madje nga ekipa jone u largu nga dëshpërimi qe nuk u zgjodh asambliste (koleget tanë të afërt të ekipit e mbajnë mend kërkesën e saj të çuditshme dhe të papranueshme “me intervenu në KQZ për me ju rrite votat”). Sa ishte ne ekipën tonë, edhe pse jo asambliste, të paktën aktivizëm qytetar tregonte. Merrte pjesë në aktivitete e protesta. Pra, i shihej hajri dhe dobia për interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Drenasit. Ndërsa tani, kur gati po bëhet një vit si asambliste, askush nuk din për ndonjë aktivitet apo ngritje çështje a debati në të mirën e përgjithshme, përveç disa fjalive shterpë e të cilat ia bënte shpejt bajat kryetari (duke e quajt goxha me të drejtë të padijshme për çeshtjet).”, ka shkruar Drenori.

Statusi i plotë i Drenorit pa ndërhyrje: