Turqi

Zgjedhjet në Turqi, tre persona raportohen të vdekur

Turqit votuan të dielën në zgjedhjet bashkiake të fokusuara në përpjekjen e presidentit Tajip Erdogan për të rimarrë kontrollin e Stambollit nga rivali Ekrem Imamoglu, i cili synon të rikthejë opozitën si një forcë politike pas humbjeve në zgjedhje vitin e kaluar.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 17:00. Reuters shkruan se tre persona janë raportuar të vrarë si shkak i këtyre zgjedhjeve. Rezultatet fillestare të votimit pritet të dalin në orët e para të mbrëmjes.

Në një incident në juglindje të Turqisë, grupet u përleshën me armë, shkopinj dhe gurë, duke vrarë një dhe duke plagosur 11 persona të tjerë. Në një tjetër, një kandidat u vra dhe katër vetë u plagosën në një përleshje, tha agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Ai tha gjithashtu se 16 persona u plagosën në një përleshje në Sanliurfa, ndërsa një kandidat u godit me thikë në Afyonkarahisar në perëndim. Demiroren raportoi veçmas se një person u qëllua për vdekje dhe dy u plagosën gjatë natës në Bursa, shkruan Reuters.