Zgjedhjet në Podujevë: Qytetari përpos që e fotografon votën ia bashkangjet edhe letërnjoftimin

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.

Gjatë votimit një qytetar i kësaj komune e ka fotografuar votën e tij.

Kjo sipas ligjit është e ndaluar.

Përpos që e ka fotografuar votën, i njëjti e ka bashkangjitur edhe letërnjoftimin.

Në garë për të parin e Podujevës janë:

Nexhmi Rudari, nga Lidhja Demokratike e Kosovës;

Shpejtim Bulliqi, nga Lëvizja Vetëvendosje; dhe

Naim Fetahu, nga Partia Demokratike e Kosovës.