BIK

Zgjedhjet në BIK, Reshat Mexhiti sfidon Naim Tërnavën

Kuvendi zgjedhor i Bashkësisë Islame do të fillojë prej orës 10:00.

Bashkësia Islame gjatë sot pritet të zgjedhë kryetarin e ri të saj. Në këto zgjedhje pritet të rikandidojë Naim Ternava, ai që ende mbanë këtë post.

Kundërkandidat i tij do të jetë Reshat Mexhiti, transmeton Ballkani.info.

Kuvendi zgjedhor i Bashkësisë Islame do të fillojë prej orës 10:00.

Kujtojmë, se edhe pas 13 viteve në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava është në kërkim të mandatit të tij të katërt në krye të BIK-ut. Bazuar në Kushtetutën e këtij institucioni, atij nuk i ndalohet që të rikandidojë përsëri për kryetar.