Turqia

Zgjedhjet lokale në Turqi, përleshje gjatë procesit zgjedhor në Diyarbakir – një person humb jetën dhe 12 tjerë lëndohen

Një person humbi jetën dhe 12 të tjerë u lënduan në një përleshje që shpërtheu gjatë procesit të votimit në rrethin Ağaçlıdere të qarkut qendror Sur të Diyarbakirit në Turqi.

Siç raporton Zëri i Amerikës në edicionin e gjuhës turke, gjatë përleshjes, ku u përdorën armët, plumbat goditën edhe veturën e gazetarit, transmeton Telegrafi.

“Si rezultat i një përleshje të armatosur që ndodhi mes dy grupeve në procesin zgjedhor në Asagidere në qarkun qendror Sur, 12 persona janë lënduar dhe trajtuar në spitalet e Diyarbakir. Njëri nga të plagosurit është E. Ç i cili për fat të keq nuk i mbijetoi plagëve”, thuhet në kumtesën e zyrës së guvernatorit të Diyarbakir.

Gjithashtu është theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë, që të mos përsëriten raste të tilla.

Ndryshe qytetarët e Turqisë nga ora 7 e mëngjesit i janë drejtuar qendrave të votimit, për të votuar për të preferuarin e tyre në zgjedhjet lokale.

VIDEO BONUS: