IDK

Zgjedhjet e shpeshta penguan reformën zgjedhore në Kosovë

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur konferencën rajonale “Sfidat dhe praktikat rajonale në reformimin e sistemit zgjedhor”.

Ismet Kryeziu, drejtor i KDI-së, u shpreh se zgjedhjet e shpeshta në këto dhjetë viteve e fundit po e pengojnë reformimin e sistemit zgjedhor.

“Kemi punuar për reformimin e sistemit zgjedhor nga viti 2010 deri në vitin 2013, kujtoj se nga viti 2014 janë përfshirë dhe akterë tjerë në këtë çështje, si nga grupet parlamentare punuese, shoqëria civile, organizata ndërkombëtare. Kemi një draft shumë të mirë të punuar që është në arkiva të parlamentin e Kosovës, bëjë thirrje që anëtarët përgjegjës t’i nxjerrin nga arkiva këto dokumente për të pasur një reformim të sistemit”, ka thënë Kryeziu.


Tutje, Kryeziu u shpreh se janë disa segmente që duhet ndërhyrë në reformë zgjedhore duke filluar nga zona zgjedhore, e pragu elektoral.

Sipas ambasadorit të OSBE-së , Jan Braathu reforma mund të arrihet vetëm përmes konsensusit ndërmjet partive politike.

Ai theksoi se kjo temë për reformë zgjedhore duhet të mbahet në fokus nga të gjithë sepse reforma zgjedhore të siguron integritet, e sipas tij, pa integritet do të ketë më pak legjitimitet në rezultate.