Zgjedhjet e PDK-së në Drenas shtyhen për 19 maj, garojnë tre kandidatë

Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK’së në Drenas pritet të mbahet pa dy javës ku do të vendoset për Kryetarin e ri. Në garë janë: Naim Bazaj, Sejdi Hoxha dhe Kushtrim Prenku. Dikush po thotë se gara po zhvillohet ndërmjet Hashim Thaçit e Kadri Veselit për të vendosur njeriun e tyre në krye të degës.

Tek të dielën e tretë të majit do të dihet nëse Kryetar i Degës së PDK’së në Drenas do të jetë Naim Bazaj, Sejdi Hoxha apo Kushtrim Prenku.

Kjo për shkak se procesi i paraparë të mbahej më 9 maj është shtyrë.

Ramiz Lladrovci, Kryetar i Komisionit Lokal Zgjedhor, ka njoftuar se shtyrja e Kuvendit Zgjedhor ka ndodhur për shkak se nuk kanë mbërritur me kohë listat e plota të delegatëve të nëndegëve të PDK’së së Drenasit.

“Për shkak të kësaj mungese thelbësore për proces zgjedhor transparent dhe demokratik, Komisioni Lokal Zgjedhor me vendim të shumicës absolute (8:1), vendosi që Kuvendi zgjedhor i Degës së PDK-së në Drenas të shtyhet për datën 19 Maj 2019”, thuhet në njoftimin e Lladrovcit.

Megjithëkëtë, ishte paralajmëruar fillimisht se zgjedhjet në këtë degë do të ndodhnin më 9 maj.

“Njoftohen të gjithë delegatët e 43 nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Drenas se Kuvendi i Degës do të mbahet ditën e Enjte, më 9 Maj 2019, me fillim nga ora: 10:00”, kishte njoftuar dega e PDK’së në këtë komunë.

Pos Bazajt, Hoxhës e Prenakut ishte paralajmëruar se edhe Labinot Halilaj, i cili ka njoftuar se kurrë s’e ka vendosur interesin personal para atij të përgjithshëm.

“Andaj, kur PDK është mirë të gjithë jemi mirë”, kishte shkruar Halilaj, më 2 maj, në FB.E

Pos Halilajt, edhe kandidatët tjerë kanë pasur kërkesa të tërhiqen dhe ta lënë Sejdi Hoxhën të jetë i vetëm në garë.

Pavarësisht kësaj, Naim Bazaj ka thënë për T7 se në këtë garë e ka përkrahjen e Kadri Veselit. I ka quajtur parashutistë kundërkandidatët e tij.

“Ata që kanë ardhe janë parashuta dhe parashutat gjithmonë na kanë dështu edhe e kan qit poshtë

Edhe Sejdi Hoxha e ka përmendur të parin e PDK-së kur e ka zyrtarizuar kandidaturën për Shef të Degës së PDK’së.

“Tek ju e kam parë besimin e madh që keni në Partinë Demokratike të Kosovës dhe Kryetarin Kadri Veseli”, ka shkruar Hoxha në FB.

Hyseni Gashi, ish-zyrtar i PDK’së, tash i Iniciativës Qytetare, e ka lidhur garën në Drenas ndërmjet Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ai ka thënë se Sejdi Hoxha përkrahet nga Veseli e Naim Bazaj nga Presidenti Thaçi.

“..Tani edhe ne Drenas ka filluar lufta e të mëdhenjve ku Naim Bazaj është i dërguari i Hashim Thaçit dhe Sejdi Hoxha i dërguari i Kadri Veselit. Tani strukturat e PDK-së janë në një dilemë të mëdha së kë të votojnë: të përkëdhelurin e z.Thaçit apo të dërguarin e z.Veselit, dhe sipas gjitha gjasave z.Thaçi përsëri do të triumfon”, ka shkruar Gashi.

Zgjedhjet në PDK kanë përfunduar në shumicën e degëve. Disa prej kryetarëve që janë zgjedhur kanë pasur dhe kanë probleme me ligjin siç është Qemajl Mustafa i Gjilanit, Sokol Bashota i Klinës.