Zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, komisionerët kërcënojnë me jetë gazetarët në Bujanoc

Në zgjedhjet e Këshillit Nacinal të Shqiptarëve mediat në Bujanoc janë përballur me kërcënime.

Pamjet e publikuara në mediat e Luginës së Preshevës, tregojnë më së miri momentin kur  komisionerët nga rradhet e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit, janë shfaqur tejet agresiv ndaj stafit të mediumit online Presheva, njofton Klan Kosova.

Në atë moment raportohet se komisioneri Nexhib Memishi nga rradhët e PVD-së nuk ka lejuar qasjen e mediave duke kërcnuar me jetë “të fshi prej bote”.

Vlerësohet gjithashtu si përçarëse, lokaliste, antishqiptare paraqitjet e komisionierëve të PVD-së në fjalë se ”ti po vjen prej Preshevës, largohu se po ta *** zdralën e nonës”.