Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, KQZ-ja refuzon kërkesën e VV-së

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë debatuar gjatë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, të cilat janë shtyrë për shkak të pandemisë.

Anëtarët e KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, kanë kërkuar sërish që KQZ-ja të kërkojë nga IKSHPK-ja të rivlerësojë situatën lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Kërkesa e tillë nuk është mbështetur nga anëtarët e tjerë të KQZ-së, të cilët kanë thënë se kjo nuk është detyrë e KQZ-së.

Sipas tyre KQZ-ja vetëm organizon zgjedhjet dhe nuk i shpall ato.

Përfaqësuesit e VV-së, pasi që nuk morën përkrahjen në kërkesën e tyre u shprehën se këtë kërkesë do t’ia drejtojnë vetë IKSHPK-së.