Zgjedhje apo Qeveri e re? Konsulenti ligjor shpjegon nenet 82 dhe 95 të Kushtetutës

Pas prishjes së koalicionit qeverisës dhe shkarkimit të kryeministrit me mocion mosbesimi në Kosovë janë dy mundësi për dalje nga kjo situatë, thotë konsulenti ligjor, Islam Qerimi.

Sipas rij, duke parë që është një mjegull interpretimesh e shkaktuar nga spektri politik dhe nga një numër juristësh që punojnë për interesa të ngushtë të spektrit politikë, Kosova në rrethanat aktuale ka nevojë për qartësi dhe jo për mjegull të pa nevojshëm.

Ai thotë se pas prishjes së koalicionit qeverisës dhe shkarkimit të kryeministrit me mocion mosbesimi në Kosovë janë dy mundësi për dalje nga kjo situatë tepër e pa nevojshme dhe e keq menaxhuar nga i gjithë spektri politikë. • Zgjedhja e një Qeverie të re; • Shkuarja në zgjedhje.

Shpjegimi i plotë:

Interpretim i neneve 82 dhe 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Duke parë që është një mjegull interpretimesh e shkaktuar nga spektri politik dhe nga një numër juristesh që punojnë për interesa të ngushtë të spektrit politikë, Kosova në rrethanat aktuale ka nevojë për qartësi dhe jo për mjegull të pa nevojshëm.

Pas prishjes së koalicionit qeverisës dhe shkarkimit të Kryeministrit me mocion mosbesimi në Kosovë janë dy mundësi për dalje nga kjo situatë tepër e pa nevojshme dhe e keq menaxhuar nga i gjithë spektri politikë.
• Zgjedhja e një Qeverie të re;

• Shkuarja në zgjedhje.

Andaj duke parë nenet e kushtetutës së Kosovës që rregullojnë këtë çështje duhet të interpretojmë në mënyrë sa më të drejtë dhe të qartë.
Neni 82 i Kushtetutës së Kosovës thotë: Kuvendi shpërndahet në këto raste:
(1) …………;
(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;
(3) …………;
2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Ai po ashtu ka shpjeguar edhe nenin 82 pikën 2 të Kushtetutës, e cila sipas tij thotë se

Në Neni 82 pika 2, e Kushtetutës së Kosovës theksohet se MUND të shpërbëhet kuvendi pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të qeverisë, me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës, kjo fjala MUND, i jep hapësirë Presidentit të vendit që në bazë të situatës politike, ekonomike, shëndetësore në Kosovë, të veprojë në atë mënyrë që nuk do të dëmtojë interesant e vendit para interesave të cilës do parti Politike në Kosovë, andaj duke u thirrur në këtë do të duhej të fokusohemi në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës, ku ky nen tregon mënyrën se si duhet të veprohet.

Andaj siç cekët në: Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]
1)……;
2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
3……..;
4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandatin kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.

Duke parë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, me nr. K0103/14, e cila ndër tjera interpreton edhe nenin 95 pika 4 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 93. Gjykata rithekson te neni 95 paragrafi 4 i Kushtetutës kërkon që të ketë një KANDIDATË tjetër për kryeministër.

Në pikën 94 të këtij Aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, theksohet se ” Pasi qe, sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës përfaqëson shtetin dhe unitetin e popullit, është përgjegjësi e Presidentit te ruaje stabilitetin e vendit dhe te gjeje kritere mbizotëruese për formimin e qeverise se re, ne mënyre qe te shmangen zgjedhjet” duke parë edhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutën e Kosovës, do të duhej që në harmoni me nenin 95 do të duhej që partia fituese e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, në një afat optimal, e që optimal në këtë rast do të ishte 10 ditë. Po ashtu duke parë edhe situatën aktuale në Kosovë.

Duke mos humbur kohë për shkak të rrethanave që ndodhet Kosova për arsye të “COVID-19”, do të duhej ti propozohet Presidentit që të mandatojë një Kandidatë për Kryeministër nga partia e parë nëse kjo parti ka një emër, dhe presidenti të mandatojë të njëjtin pa humbur kohë.

Nëse as herën këtë herë që i bie të jetë hera e dytë, nuk do të zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre,

Ndërsa në rast se nuk do të ketë një kandidatë nga kjo parti, atëherë duke u thirrur prapë në nenin 95 të Kushtetutës, presidentit do të diskutojë me partinë e dytë që ka më së shumti kandidatë në Kuvendë, dhe do ti kërkojë një emër për Kryeministër, dhe i njëjti në afat prej 10 ditëve do të duhej të propozoj kabinetin e tij dhe të votohet në kuvendë, nëse nuk arrin votat për formimin e qeverisë, atëherë presidenti shpallë zgjedhjet e reja.