Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen sot në takime të ndara, në një moment vendimtar për procesin e zgjedhjes së presidentit.
Grupi Parlamentar i VV-së do të mblidhet nga ora 13:00, ndërsa ai i PDK-së nga ora 14:00.







