Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Albinot Malokun si anëtarin e pestë të bordit të RTK-së.
Ky i fundit gjatë votimit mori besimin më të madh të deputetëve se kandidatja tjetër, Arlinda Azemi.
Ndërsa, konkursi për dy anëtarët e komuniteteve jo-shumicë konkursi është kthyer në pikën zero.
“Konstatoj se anëtarë të bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit shqiptar janë zgjedhur Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.”







