burim ramadani

Zëvendësministri Ramadani në një vizitë zyrtare në Letoni

Zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndojnë në
një vizitë zyrtare në Letoni.

Ramadani përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se së bashku me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, janë pritur në një takime zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Letonisë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Letonisë.

Ja postimi i plotë:
Zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama në vizitë zyrtare në Letoni

Zëvendësministri për FSK, z. Burim Ramadani, dhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, janë pritur në takime zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Letonisë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Letonisë.