Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Brestovci, është shëruar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, Brestovci ka njoftuar se nuk ka më simptoma dhe se ka rezultuar negativ.

“Nga dita e mërkure pa simptoma të COVID 19, por tanimë i testuar dhe me rezultat negativ”, ka shkruar ai.