Vigan Qorrolli,

Zëvendësministri i Drejtësisë: Spanjolli Borell dhe sllovaku Lajçak e kanë humbur neutralitetin

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka kritikuar ndërmjetësuesit e BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe emisarit special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e kanë humbur asnjanësinë në procesin negociator.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur përkatësinë e tyre kombëtare.

“Qartesisht dhe pastertisht dy emisaret evropian, spanjolli Borell dhe sllovaku Lajçak — e kane humbur asnjanesine dhe neutralitetin e tyre ne dialogun jokuptimor te Brukselit!”, ka shkruar Qorrolli.