Zëvendësministri i Bujqësisë jep lajmin e mirë për grantet e fermerëve

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Mevludin Krasniqi ka bërë të ditur sot se është nënshkruar Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural-PBZHR 2019.

Ai ka thënë se përmes Granteve Investive 2019, projektet e fermerëve të Republikës së Kosovës, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) do të financohen me 20,5 milionë euro.

Më tej zëvendësministri Krasniqi ka theksuar se për t’u ofruar sa më shumë mundësi një numri më të madh të fermerëve kosovar, edhe me 3 milion Euro do të mbështeten projektet tjera të fermerëve të vegjël.

Postimi i plotë i zv/ministrit Krasniqi:

Është nënshkruar Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural-PBZHR 2019!

Përmes Granteve Investive 2019, projektet e fermerëve të Republikës së Kosovës, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) do të financohen me 20,5 milionë Euro!

Veç tjerash, për t’u ofruar sa më shumë mundësi një numri më të madh të fermerëve kosovar, edhe me 3 milion Euro do të mbështeten projektet tjera të fermerëve të vegjël!

Shpallja publike e aplikimit për Grante pritet të ndodh së shpejti (brenda 15 dite)!

Për detaje, të interesuarit mund të kontaktojnë me zyrat e AZHB/MBPZHR, por mund të informohen edhe në publikimet zyrtare që gjenden në: www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net.

(Në foto, buxheti i ndarë për masa dhe nënmasa)