Zëvendëskryetarit të Beogradit i ndalohet hyrja në Kosovë, zemërohen në Serbi

Një delegacion nga Beogradi që udhëhiqej nga nënkryetari i komunës, Goran Vesic u ndaluar sot rreth orës 09:30 në Jarinje nga Policia e Kosovës.

Vesic nuk u lejua të hyjë në Kosovë, derisa, në mediat serbe shkruajnë se policia e Kosovës, saktësisht dy xhipa të policëve të armatosur nuk e lejuan Vesicin dhe delegacionin.

Sipas mediave serbe, Vesic është lajmëruar në kufi se hyrja e tij është ndaluar me një vendim nga Qeveria e Kosovës, me arsyetimin se ardhja e tij në Kosovë përfaqëson një rrezik për sigurinë e Kosovës.

Goran Vesić tha për Programin e Parë të Radio Beogradit se ai e sheh ndalimin e hyrjes së tij si një vendim kundër Beogradit, dhe jo kundër tij personalisht.

Vesić më parë deklaroi se ata u takuan në vendkalimin administrativ nga dy xhipa të mbushur me anëtarë të armatosur të Policisë së Kosovës dhe se delegacioni i Beogradit po vinte në vend për të nënshkruar një statut për binjakëzim me komunën e Mitrovicës së Veriut.

Siç tha Vesić, me vendimin e sotëm, autoritetet e Prishtinës kanë treguar se nuk duan që fëmijët në Kosovë të kenë një shesh lojrash dhe se refugjatët nuk kanë të drejtë në apartamente.

Pas ndalimit të tij ka reaguar edhe e ashturuqajtura, Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Në deklaratën e kësaj zyre thuhet se se parandalimi i Vesicit dhe bashkëpunëtorëve të tij demonstrimi më i hapur i vullnetit të Prishtinës për të kontribuar në krijimin e marrëdhënieve normale ndëretnike dhe klimës sociale.