Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj në fjalimin e saj në Kuvend po pretendon se në zyrën e saj nuk ka gjetur flamurin e Kosovës dhe as deklaratën e Pavarësisë
“Nuk kemi gjetur në zyrë as flamurin e Kosovës dhe as deklaratën e Pavarësisë. Nuk po dua të arsyetoj askënd por po them se dikush i ka hequr ato nga zyra” tha Balaj- Halimi.
Pas kësaj deklarata ka ardhur reagimi i shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.
Selimi ka thënë se kjo është e pavërtetë dhe ka kërkuar të ketë më shumë seriozitet në deklarata.
“Jam i detyruar të reagoj në këtë moment për këto deklarata të pavërteta. Nuk e di në cilën zyrë ka shkuar kjo se as ajo vetë se din. I vetmi ndryshim që ka ndodh në atë dekor atje është shtimi i figurës së Skenderbeut. Ju kërkoj të jemi më seriozë herë tjera dhe të kundërshtoni me fakte” tha Selimi.







