Goran Rakiq

Zëvendëskryeministri Rakiq me ambasadorë vizituan veriun

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, së bashku me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl dhe shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, vizituan veriun e Kosovës.

Me këtë rast, zyrtarët vizituan Mitrovicën e Veriut, fabrikën “Javor New” në Zubin Potok dhe Liqenin e Gazivodes së bashku me kryetarët e komunave Srqan Vuloviq, Vulin Jankoviq, Zoran Todiq, Srqan Popoviq dhe u.d. të Kryetarit të Komunës, Aleksandar Spiriq.

Gjatë vizitës, ata biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm dhe masat ekonomike që do të merren për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID 19.